×
  • Show Time
  • Show Time

    Haradinaj për Gold Ag: Ma ka marrë zemrën se iu këndon dëshmorëve

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 18:53

    Gold Ag njihet për këngët e tij kushtuar dëshmorëve të shumtë.

    E kjo bën që ai të pëlqehet edhe nga shumë fytyra publike.

    Në emisionin “Libero”, i ftuar ishte pikërisht Gold Ag.

    E lavde për të thuri edhe Ramush Haradinaj ku në mesin e tyre e pati edhe një pyetje për këngëtarin.

    “Mua ma ka marrë zemrës se ju këndon dëshmorëve, ju këndon vlerave të lirisë, e kom mik për zemër, të përgëzoj. Por një pyetje, Guerilin a do e lësh vetëm apo keni me i bë me shumë vëllezër e motra?” ishte pyetja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Ndër të tjera, Ramushi e gëzon të njëjtin respekt nga Ariani i cili respekton Haradinajn dhe gjithë familjen e tij, për kontributin e tyre për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!