×
  • Show Time
  • Show Time

    I dashuri i Duas zbulon një sekret të madh të çiftit

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 17:57

    Të gjithë ata që admirojnë dhe ndjekin këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me siguri e kanë të njohur edhe të dashurin e saj të cilin ajo e ekspozon shpesh nëpër rrjete sociale.


    Isaac Carew u bë shumë i dashur për shqiptarët sidomos para disa kohësh kur replikoi në komentet e një postimi në Instagram me nje ndjekëse nga Serbia.

    Së fundmi, kuzhinieri i njohur në Britani, ka lajmëruar që ai dhe Dua Lipa do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë.

    Isaac ka publikuar disa nga pyetjet që i janë bërë në profilin e tij në Instagram në “Ask me a Questions”, ku një prej tyre e pyeste të dashurin e këngëtares nëse e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë.

    “Dy herë, së shpejti bëhen tre”-tha ai në videon e publikuar në Insta Story, ndërkohë që përgjigjen e shoqëroi me simbolin e njohur të shqiponjës me duar.

    Nuk dimë nëse Dua kishte planifikuar ta mbante surprizë këtë fakt, megjithatë tani që Isacc e tha, nuk ka më kthim pas.

    Të gjithë jemi duke pritur me padurim të shijojmë nga afër performancat e shqipatrës që na ka bërë krenarë në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!