×
  • Show Time
  • Show Time

    I dashuri misterioz i Anës qenka ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 20:34

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, para pak kohësh ka treguar se është në lidhje dashurie, teksa nuk ka zbuluar më shumë detaje për të dashurin.


    Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një fotografi të ish-konkurrentes me të dashurin.

    Në mbishkrimin e fotografisë thuhet se është Ana dhe Eltoni, e që edhe ky i fundit ka qenë pjesë e këtij emisioni.

    Bëhet fjalë për Elton Maksuti, i cili hyri pak muaj para përfundimit të emisionit.

    Në fotografinë e publikuar dyshja shihen të shtrirë pranë njëri-tjetrit, teksa Eltoni puth në kokë Anën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!