×
  • Show Time
  • Show Time

    I doli fotoja me një mashkull misterioz në Zvicër, reagon Tayna

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 12:49

    Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur me nofkën artistike si “Tayna”, ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

    Por, së fundmi në disa pamje të publikuara nëpër mediat rozë dhe rrjete sociale, artistja shihet nën shoqërinë e një mashkulli.

    Lidhur me këtë një reagim e ka bërë edhe vet këngëtarja në një postim të shpërndarë në InstaStory.

    Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me DJ Dust dhe mashkullin me të cilin u fotografua, i cili njëherësh është pjesë e ekipit të tyre.

    “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe djemtë në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!