×
  • Show Time
  • Show Time

    I jepet lamtumira e fundit, këngëtarit Ismet Peja

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 16:16

    I është dhënë sot lamtumira e fundit, kolosit të këngëve të vjetra qytetare shqipe, Ismet Pejës, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të hëne.


    Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit të Gjakovës, nën një ceremoni mortore përcjellëse.

    Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegë të artistit, politikanë, miq, dashamirë.Para kësaj, qytetarët bënë homazhe para arkivolit të doajenit të këngës shqipe, duke kujtuar dhe ngritur lartë veprën e artistit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!