×
  • Show Time
  • Show Time

    “I mora këlyshë dhe i rrita”, Atdheu sulmon konkurrentët e “Për’puthen”

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 17:04

    Rikthimi i Atdheut në “Për’puthen” nuk u prit mirë nga të gjithë konkurrentët dhe ardhja e tij sërish në studio hapi polemika të mëdha.


    Ndër të gjithë djemtë, Blerimi u duk konkurrenti më “i prekur” nga rikthimi i Atdheut, sidomos pas takimit të tij me Antonelën.

    Atdheu dhe Antonela ishin shumë të afërt në takimin e tyre romantik, ndërkohë që Blerimi shfaqi shenja xhelozie duke qenë se kishte dalë më herët në takim me Antonelën.

    Ai i quajti të dy këta konkurrentë aktorë të zotë, duke treguar se nuk beson tek ndjenjat e tyre.

    Po ashtu edhe Sindi iu hodh në sulm çiftit, duke pasur gjithashtu një përballje katër minutëshe me Atdheun.

    Ajo e akuzoi konkurrenin se po gënjen dhe po bën lojë me Antonelën, ndërsa Atdheu i tregoi se tashmë s’kishte më të njëjtin pëlqim për Sindin.

    Të gjithë konkurrentët që i dolën “kundër”, Atdheu i ka thumbuar pak orë më parë me një status në InstaStory.

    “I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël.”- shkruan ai në postim, pa u zgjatur më tepër dhe pa përmendur emra konkretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!