×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘I pari në histori në historinë njerëzore’, reperi bën operacionin e pazakontë – vendos zingjirë ari në vend të flokëve

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 22:59

    Një reper beson se është personi i parë në botë që ka një model flokësh të bërë nga zinxhirë ari.


    Dan Sur thotë se donte të bënte diçka ndryshe dhe në vend që të lyente flokët, vendosi stoli në lëkurë në vend të flokëve të zakonshëm.

    23-vjeçari pretendon se është reperi i parë në botë që ka vendosur zinxhirë si “flokë” të varur, të cilat i ka vendosur nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale në lëkurën e kokës.

    “Doja të bëja diçka ndryshe sepse shoh që të gjithë i lyejnë flokët. Shpresoj që të mos më kopjojnë. Janë si grepa të ngulitura nën lëkurën time. Këto janë flokët e mi të artë. Reperi i parë që ka flokë të artë në historinë njerëzore.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!