×
  • Show Time
  • Show Time

    I porsalindur por pasuria e djalit të Rihannës kap shifrën marramendëse, fëmija më i pasur i Hollywood-it

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 20:45

    Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky mirëpritën fëmijën e tyre të parë javën e kaluar. Megjithëse vogëlushi, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije, ka pak ditë që ka ardhur në jetë, ai vlerësohet si një ndër fëmijët më të pasur të Hollywood-it.

    Vlerësohet se djali i çiftit të famshëm tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë funtesh, ku pasuria e këngëtares 34-vjeçare kombinohet me 7.5 milionë funte të babait të tij, 33-vjeçarit Rocky. Pak muaj më parë dhe Kylie Jenner solli në jetë djalin e saj tashmë të pasur.

    24 vjeçarja ka një pasuri prej 749 milion eurosh ndërsa Travis Scott ka 60 milionë dollarë. Sipas Buzz Bingo, Kim Kardashian (1.3 miliardë paund) dhe tani ish-burri Kanye West (1.3 miliardë paund) zënë vendin e dytë me 2.6 miliardë paund që ndahen mes katër fëmijëve të tyre.

    Prindërit: Kylie, 24, (749 milion £) lindi fëmijën e saj të dytë – më parë të quajtur Wolf – me të dashurin e saj Travis, 31, (41.5 milion £) tre muaj më parë (foto në maj 2022)

    Beyoncé (378 milion £) dhe Jay-Z (984 milion £) renditen në vendin e tretë, me 1.3 miliardë £ mes tyre, duke u siguruar tre fëmijëve të tyre – Blue Ivy, 10, dhe binjakëve katërvjeçarë Sir dhe Rumi – 433 milionë funte për secilin./abcnews.al

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!