×
  • Show Time
  • Show Time

    I verbër dhe me autizëm: Ky djalosh mahniti botën dhe fitoi

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 13:41

    Kodi Lee është provë e gjallë se me pasion dhe përkushtim gjithçka në jetë mund të arrihet.


    22-vjeçari është autist, i verbër dhe një këngëtar dhe pianist i talentuar, transmeton Reporteri.net.

    Ai bëri që gjyqtarët dhe të pranishmit në sallë të shpërthejnë në lotë në “America’s Got Talent”,  natën e së martës.

    Lee, ngriti në këmbë audiencën pasi këndoi dhe luajti në piano versionin e tij të këngës “A Song for You” të Leon Russell.

    Performanca e Lee bëri që gjyqtarja Julianne Hough të shpërthejë në lotë. 

    “Të gjithë kanë nevojë për një zë dhe një shprehje, dhe unë me të vërtetë ndiej zemrën tënde, pasionin tënd. Zëri yt depërtoi te të gjithë ne”, tha Hough pas performancës së Lee.

    Lee, mori Golden Buzzer, që e dërgon atë drejt e në finale, duke ia hapur kështu rrugën drejt sukseseve të mëtutjeshme. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/agt/videos/648091892284867/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!