×
  • Show Time
  • Show Time

    Ia shkruan emrin në rërë: Kështu ia shpreh dashurinë Adriana të dashurit të saj

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 17:10

    Adriana u tregua romantike me veprimin e fundit. Adriana Matoshi ka pak kohë që ka konfirmuar lidhjen me futbollistin Keith Groeneveld.


    Aktorja pranoi komente nga më të ndryshmet pasi e konfirmoi lidhjen e dashurisë, por pavarësisht të gjithave çifti duken shumë të lumtur bashkë.

    Së fundi, Adriana ndau me ndjekësit një video, në të cilën shfaqet duke shkruar në rërë emrin e partnerit dhe një zemër.

    Ky veprim e bëri të lumtur edhe Keith, i cili e ndau videon menjëherë në llogarinë e tij në Instagram.

    Kujtojmë se çifti prej kohës kur e konfirmuan lidhjen, nuk i kursejnë as fotografitë e dedikimet për njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!