×
  • Show Time
  • Show Time

    Incident në Big Brother, fansi i Borës shkon pak metra larg shtëpisë dhe bërtet: O Donald, o maskara

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 22:18

    Një ngjarJe e papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Teksa banorët kanë qenë në oborrin e shtëpisë duke pirë cigare dhe duke diskutuar me njëri-tjetrin, një person dëgjohet jashtë rrethimit të shtëpisë që i thërret Donaldit. Kësaj radhe jo për mirë!

    Personi i cili arrihet të shquhet prej zërit që është mashkull dëgjohet të thotë: O Donald o maskara, ke bërë gabimin më të madh. Unë jam fansi i Borës.

    Janë ngritur vajzat të cilat e kanë pyetur personin se kush është dhe ai është përgjigjur pa ngurruar që është fans i moderators.

    Donaldi nuk ka bërë asnjë reagim megjithatë duket se fytyra e ka tradhtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!