×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish banori sulmon produksionin e Big Brother, Arbana Osmani ia ndërpret fjalën dhe kalon në publicitet

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 21:59

    Meridian Ramçaj ka sulmuar produksionin e Big Brother VIP për informacionet që po futen brenda shtëpisë sa i përket Donald Veshajt.

    Ai tha se produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm sa i përket të ftuarve, pasi janë të shumta rastet kur ata kanë dhënë informacione, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjithashtu Ramçaj ka përmendur rastin e Romeos kur ai futi një 20 mijë lekësh dhe aty u tha se ishte një mesazh për Donaldin. Gjithashtu ish banori përmendi edhe këngëtarin Elgit Doda që i foli në vesh Donaldit, derisa nuk harroi edhe pjesën e Fifit javën e kaluar ku i tha se duhet të luftojë për ta fituar.

    Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer Arbana Osmanit, e cila tha të gjitha monitorohen dhe se normale që do flitet kështu pasi është një format shumë i ndjekur.

    Më tej Arbana nuk e la të flas dhe kaloi në publicitet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!