×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish bashkëshorti i Arjola Demirit, pjesë e krimit që ndodhi në “Bllok” ku ishte përfshirë edhe Elvana Gjata

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 15:17

    Në vitin 2018, Mihasi ishte përfshirë në incidentin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato nga truproja i Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.

    Policia atë kohë mori në pyetje disa persona, e në mesin e tyre edhe Erigers Mihasin, 32-vjeçarin që e vranë dy ditë më parë, pasi ky i fundit kishte lidhje shoqërore me Ervis Martinajn, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, sipas burimeve të “Albeu” në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe ish bashkëshorti i Arjola Demirit, Ajax Boshnjaku.

    Madje thuhet se Ajaxi ka qenë mik i Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës, dhe po i njëjti u akuzua për mos-kallëzim krimi.

    Theksojmë se Ajax dhe Arjola ka vite që janë ndarë, dhe nga kjo martesë kanë tre fëmijë, kujdestarinë e të cilëve e ka fituar aktorja nga Tropoja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!