×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjës është futbollist i Juventusit

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 22:29

    Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

    Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij, shkruan Gazeta Express.

    Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit kosovar Haxhi Krasniqin, Heidi Lushtakun.

    “Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

    Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

    Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!