×
  • Show Time
  • Show Time

    Ishin miq jashtë shtëpisë, Meridiani i zhgënjyer nga Arjola: Le të vazhdojë lojën e saj

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 21:45

    Meridiani është shprehur i zhgënjyer nga mikpritja që Arjola i ka bërë atij teksa nisi eksperiencën brenda “Big Brother Vip”. Ai ka treguar se ata njiheshin prej jashtë dhe ai mendonte se marrëdhënia e tyre në shtëpi do të ishte disi ndryshe.

    “Mendova që do më priste mirë kur erdha meqë e njihja. Por meqë nuk ndodhi ashtu, ajo le të vazhdojë lojën. Ti e ke parë sesi i kam unë marrëdhëniet me të”,- tha ai në një diskutim me Antonelën.

    Gjithashtu ata komentuan edhe procesin e nominimit duke thënë: Unë nuk dua të shpëtohem nga asnjë pasi e di që do ma përmendin, më mirë të eci me këmbët e mia.

    Këtë javë në televotim janë Antonela dhe Dj DAGZ, ku publiku do të votojë për më të preferuarin prej tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!