×
  • Show Time
  • Show Time

    Iva Aliko provokon nudo nga altari

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 17:31

    Një set fotosh nusërie, ku Iva Aliko shfaqet në altar nudo, e mjaftuar me dekorimet e ceremonisë martesore sipër trupit ka hapur polemika mes ndjekësve për nusen më të guximshme të momentit.


    E njohur si ish-e dashura e deputetit të Kosovës, për komentuesit, ajo duket seksi, por shumë e nxehtë për ditën e dasmës, e konsideruar sublime për jetën e një vajze. Sipas komentuesve, nuk mund të pozosh si mëkatare në ditën më të veçantë të jetës.

    Ky set vjen pas atij, ku Iva pozonte me fustane nusërie, e rrethuar nga dhuratat dhe ku e krahasuan me ikonën Jlo. “JLO më tërheq, po nuk mendoj se ngjasoj apo të më frymëzojë. Fotot janë realizuar pa u bazuar te dikush. Stili im, përsa u përket fotove dhe daljeve në ekran, është paksa ekstravagant dhe provokues, por jo me qëllim, është çështje gustoje.

    Pjesa që unë mund ta quaj të preferuarën time dhe i ekspozoj pa problem janë vithet”, ka treguar ajo në një intervistë për “Panorama Plus”.

    Pyetjes se si arrin ajo ta mbajë trupin njësoj, pa luhatje peshe, i përgjigjet: “Përsa i përket trupit, mendoj se është çështje gjenetike, por më ndodh shpesh të shtoj apo të humbas kile. Sapo e shikoj që kam shtuar pak më tepër kile sa duhet, filloj palestrën apo ndonjë dietë të lehtë si reduktimi i bukës apo ëmbëlsirave dhe sapo mendoj se kam humbur disa kile, dua t’i shtoj dhe ha sa mundem për t’i rifituar. Momentalisht, jam në një periudhë që po përpiqem të rifitoj kile, pasi kam rënë goxha në peshë”. Dihet që Iva realizon shpesh foto artistike që i poston në “Instagram”, që lë të kuptosh se ajo e ka kthyer në biznes profilin e saj në këtë rrjet social. Por jo, pasi ajo tregon se akoma nuk e ka kthyer “Instagram”-in në biznes, pasi fotot i bën thjesht për pasion, jo për arsye përfitimi.

    Një pyetje që i bëhet shpesh është se nëse ndodh që të jetë ndonjëherë pa një mashkull në krah, ajo i përgjigjet: “Më ndodh shpesh të jem edhe vetëm, ndihem rehat kështu”.

    Sa për kriteret, sipas të cilave ajo zgjedh një mashkull, Iva përgjigjet: “Kriteret kryesore që unë të zgjedh mashkullin tim janë karakteri dhe burrëria, që i shoh si shumë të rëndësishme, pasi meshkuj ka plot. Gjithashtu, vlerësoj tepër edhe besnikërinë, sinqeritetin dhe të më vendosë mua në qendër të vëmendjes së tij çdo ditë. Mosha që s’do e toleroja, është 40 e sipër”. E si është jeta e Ivës në përditshmëri, a e ngacmojnë kur ecën në rrugët eTiranës? “Është pak e vështirë. Ka shumë sy e ngacmime, por siç e theksova dhe pak më sipër, unë shmang ambientet tepër të populluara. Gjithashtu, kam avantazh që lëviz vetëm me makinë, pra, më ndodh shumë rrallë që të eci në këmbë”, shprehet ajo./panorama plus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!