×
  • Show Time
  • Show Time

    Janë rikthyer bashkë? Loredana dhe Mozzik veshin rrobat e njëri-tjetrit!

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 20:45

    Ditët e fundit, Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të mediave rozë dhe jo pa të drejtë.


    E gjitha kjo ndodhi pasi në rrjet qarkulloi një video ku ata shfaqin në shoqërinë e njëri-tjetrit duket bërë shopping. Kaq mjaftoi që fansave t’iu krijohej iluzioni sikur ata edhe mund të jenë rikthyer sërish bashkë, mirëpo të vërtetën e kësaj nuk e dimë.

    Loredana ndjek ish-bashkëshortin e saj në rrjetin social Tik-Tok, gjë që u pikas nga fansat.

    Për më tepër, mbrëmjen e kaluar i pyetur në rubrikën ‘Ndaje ose Haje’ nëse mund të rikthehej me Loredanën, ndryshe nga më parë, Mozzik vendosi të mos përgjigjet, duke lënë vend për dyshime.

    Së fundmi ndjekësit e tyre kanë kapur një tjetër detaj, ku shihet se Loredana dhe Mozzik kanë veshur të njëjtat rroba. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të binden se dyshja janë sërish në lidhje me njëri-tjetrin, megjithatë vetë Loredana dhe Mozzik kanë heshtur deri më tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!