×
  • Show Time
  • Show Time

    “Jemi bërë gati për paragjykimet e njerëzve”, Albina Kelmendi flet për lidhjen me biznesmenin e njohur

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 23:09

    Dy ditë më parë u bë publike lidhja e Albina Kelmedit me Valon Vataj.

    Pas kësaj ka reaguar edhe vetë Albina Kelmedi, e cila ka thënë se ata janë rehat e të lumtur dhe se sipas saj ishin bërë gati me paragjykimet që po u bëhen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete. Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin”, ka thënë Albina.

    Theksojmë se Valoni bëri publike lidhjen me Albina Kelmedin përmes një fotografie ku e uroi atë për ditëlindje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!