×
  • Show Time
  • Show Time

    Jennifer Lopez nuk i duron më fotografët, bën gjestin e pahijshëm

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 14:35

    E nominuara për “Globin e Artë”, Jennifer Lopez ua ngriti gishtin paparacëve teksa po xhironte për filmin e ri të hënën.


    Diva 49-vjeçare, luan rolin e striptizeres në filmin e ri “Hustlers” që po xhirohet në Manhatan.

    Të hënën, JLo u fotografua e veshur në të zeza nga linja e kostumeve të Mitchell Travers.

    Derisa po ecte rrugës, këngëtarja u fotografua nga paparacët, ndaj të cilëve bëri një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesit.

    Për ndryshe, JLo ka pak javë që pranoi propozim martese nga i dashuri, Alex Rodriguez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!