Rock bendi Jericho sjell këngën e re para fansave të tyre dhe publikut të gjerë.
“Ëndërr e prerë”, titullohet kënga më e re e rock bendit Jericho, gjersa vargjet e saj janë nga poezia e Dritëro Agollit.
Pjesë e klipit të këngës është edhe aktori prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projektit muzikor.
Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.
Muzikën e këngës e ka bërë vetë frontmeni Petrit Çarkaxhiu gjersa orkestrimin Trimor Dhomi.