×
  • Show Time
  • Show Time

    Jeta e bizensmenit shqiptar të “Love Story” që jeton në Gjermani, historia e djalit të pasur me prindër të divorcuar që kërkon nuse në TV

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 16:19

    Njihuni me beqarin e “Love Story”, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave. Kështu e bëri produksioni nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, prezantimin e 33-vjeçarit e ardhur nga Gjermania.


    Që pas shfaqjes në premierën e së hënës në spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.

    Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

    Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.

    Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.

    Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.

    Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.

    Për këtë histori personale të mbajtur të fshehtë, burime për “Panorama Plus” kanë treguar se e vërteta është që prindërit e tij janë të divorcuar dhe kanë rënë dakord jo më njëri-tjetrin, por secili me djalin, që ai të merrte pjesë në këtë program.

    Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë me një histori divorci të familje të besojë në dashurinë e përjetshme, aq më tepër ta kërkojë atë në një show?

    Gjithsesi, përgjigjen ndoshta do ta japë vetë Saimiri në javët në vazhdim, ndërkohë që sa u përket preferencave për partneres e tij, ai tha se nuk ka rëndësi nëse ajo është brune apo bionde, mjafton ta tërheqë dhe të jetë një “lady” në plot kuptimin e fjalës.

    E për ta plotësuar përshkrimin e tij, “Panorama Plus” sjell detaje të pathëna deri tani në program. Ai ka një profil në internet si futbollist, në pozicionin e mbrojtësit në fushë.

    Ndër të tjera shkruhet se ka lindur në 27 gusht 1988 në Tiranë dhe në moshën 8-vjeçare është vendosur me familjen në Manhajmi të Gjermanisë.

    SAIMIRI KËRKON NUSE NË MOSHËN E KRISHTIT, TË FSHEHTAT E DJALIT QË KA MODEL BABANË

    Saimir Kasemi, “dhëndri” i spektaklit “Love Story” e thënë me gjuhë të thjeshtë është “syper ylli”, që po kërkon nuse në ekran. Biznesmeni 33-vjeçar po hedh kërë hap të rëndësishëm në moshën që konsiderohet “mosha e Krishtit”, ndërkohë që model jete ka vetëm babanë e tij, Petrit Kasemi.

    Është pikërisht djaloshi beqar, i cili për plot 15 javë do t’ju mbajë para ekranit me pranimet dhe refuzimet e tij. Saimiri ka një histori të gjatë jete për të rrëfyer.

    Është 1.89 m i gjatë dhe përveç skuadrave gjermane, në 2010 ka luajtur për Tiranën, që e kujton si eksperiencën më të bukur në karrierën e tij si futbollist.

    Nga ato që ngjajnë me të paktën treçerekun e familjeve shqiptare që kanë një histori emigrimi, ama është edhe mjaft e veçantë në rrugëtimin unik që Saimiri dhe familja e tij kanë bërë gjatë këtyre dekadave të vështira për të gjithë shqiptarët.

    Ai është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç. Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë, që ai ka sot.

    Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish. Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër.

    Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm. Biznesmeni që ka lënë pas disa histori dashurie, si u bë pjesë e “Love Story”?

    Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë si Saimiri që në dukje ka gjithçka, të vijë dhe të kërkojë partnere në një show televiziv. Vetë Saimiri tha se kishte marrë një ofertë të tillë më parë nga një televizion gjerman, por që e kishte refuzuar pasi partneren do ta ketë shqiptare. Që në fillim nëna dhe babai e mbështetën dhe i dhanë bekimin e tyre, ndërsa motra ishte pak skeptike për këtë pjesëmarrje.

    Nuk zgjati shumë, sepse shpejt edhe ajo u bind se ky program vlente për Saimirin, por dhe vëllai i saj ishte i duhuri për programin. Saimiri është një poliglot që flet 4 gjuhë të huaja, por me siguri, deri në fund, do të perfeksionojë më shumë gjuhën e dashurisë. I rritur, edukuar, shkolluar dhe me karrierë në Gjermani, ai vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

    Sa i përket tipit, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Protagonisti 33- vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.

    Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’u kthehet me një partnere nga Shqipëria. Sa i përket përzgjedhjes në paskuintat e “Love Story” ka plasur sherri i madh mes vajzave.

    Dy motrat që kanë hyrë në këtë garë për këtë “princ modern”, kanë kritikuar edhe Saimirin, pasi e kanë cilësuar si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

    Janë motrat binjake Silvana dhe Albana Xhani, të cilat kanë denoncuar faktin që pas mbylljes së puntatës së parë vajzat e kanë pushtuar Saimirin me prekje e ngacmime, kush e kush t’i tërhiqte vëmendjen.

    “E lëshoi veten”, thanë motrat binjake, duke u shprehur të zhgënjyera nëse nga një mashkull i tillë mund të pritet seriozitet dhe besnikëri.

    Motrat binjake e nxorën edhe Saimirin në ‘tabelën e turpit’, ndërkohë që morën edhe përgjigjen nga rivalet të cilat thanë “se të dyja motrat janë të marrosura pas Saimirit njësoj! Le të shohim se si do të vazhdojë kjo “luftë”!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!