×
  • Show Time
  • Show Time

    Jeta luksoze e Fjolla Morinës, që nga makina Audi Q7 e deri tek armët në videoklipe

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 15:23

    Fjolla Morina është një ndër këngëtaret që gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta.


    Në shumë vidoeklipe ajo ka dalë edhe me armë, duke nënkuptuar se është fanse e tyre.

    Veshjet e saj ekstravagante në jetën e përditshme por edhe në videoklipet e saj muzikore tregojnë se ajo pëlqen ekstravagancën dhe ekstremitetin.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se këngëtarja është arrestuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pistoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.

    Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

    Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

    Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

    Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

    Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

    Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!