×
  • Show Time
  • Show Time

    Jonida Maliqi tregon linjat nga pishina

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 13:28

    Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka shijuar një pushim të merituar muajve të fundit, që pas prezantimit të saj në “Eurovision”.


    Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, Jonida ka treguar se ka nisur pushimet, ndërsa është shfaqur duke u relaksuar në pishinë në disa nga imazhet e fundit të ndara me ndjekësit.

    “Për qejfin tim”, ka shkruar këngëtarja Maliqi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se po e shijon në maksimum pushimin.

    Muajve të fundit, ajo ka qenë shumë e përfolur në media për një lidhje të re që ka nisur me Romeo Veshajn, ndonëse vet nuk është prononcuar rreth kësaj çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!