×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam futur varësen e vajzës së Arjolës në gojë…”, ish-banori zbulon detaje që kamerat e Big Brother nuk i kishin kapur

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 22:52

    Ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka zbuluar disa detaje të cilat nuk ishin vënë re nga kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ramçaj zbuloi se në natën kur u fut ai në shtëpinë e Big Brother VIP, kishte pasur një varëse të vajës së Arjolës në gojë të cilën produksioni nuk kishte arritur t’ia dallonte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Natën që u futa, unë kam rrezikuar shumë. Një natë para se të futem në shtëpinë e Big Brother VIP, takova gocën e Arjolës dhe ajo më dha një varëse të saj, ku më pas kur unë u hyra në BB e futa nën gjuhë dhe ia dorëzova Arjolës”, tha Ramçaj derisa po fliste për raportin e tij me Arjolën pasi kjo e fundit kishte thënë që Meridiani nuk i ishte afruar.

    Gjithashtu në fillim të spektaklit Meridiani kritikoi edhe produksionin për mos kujdesin ndaj të ftuarve të cilët i kanë dhënë informacione Donaldit sa herë janë futur në shtëpinë e Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!