×
  • Show Time
  • Show Time

    Kaq kushtojnë stolitë e Loredanës që mban në qafë

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 10:44

    Rap-artistja e njohur, Loredana Zefi, së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagram ku zbuloi shumë të pathëna në lidhje me jetën dhe karrierën.

    Ditë më parë ajo u shfaq në fotografi pa një dhëmb, teksa la të nënkuptohej se i njëjti do të zëvendësohej me protezë.

    Pikërisht ky dhëmb protezë, i veshur me diamante, 27-vjeçarja zbuloi se i ka kushtuar plot 10 mijë euro.

    Krijuesja e hitit “Genick” u ka treguar fansave se sa kushtojnë edhe stolitë e famshme që mban në qafë.

    Ndërsa, vlera e stolive që posedon është 300 mijë euro.

    Ajo mes tjerash zbuloi se milionin e parë e ka arritur katër vite më parë, në moshën 23-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!