×
  • Show Time
  • Show Time

    Kejvina e pranon që s’i shkoi shkolla, madje e konfirmon: Nuk e di çka është bankier, i përzihet me banakierin

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 17:17

    Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthjella, e cila u bë e njohur me emisionin “Xing me Ermalin”, është ndër vajzat më të bukura në estradën shqiptare.


    Ajo u bë e njohur pikërisht për shkak të bukurisë së saj, e jo për shkak të ndonjë arritje në profesion.

    Edhe vet së fundmi në një intervistë dhënë për mediat shqiptare e ka thënë se nuk ka qëndruar mirë me mësimet, por pavarësisht kësaj u ka bërë thirrje të rinjve të mësojnë dhe shkollohen sa më shumë, shkruan Reporteri.net.

    Kejvina e ka treguar edhe në një emision se nuk ka dijeni thuajse për gjërat elementare pasi kur nuk e ka ditur çfarë është një bankier.

    Moderatorja e pyeti nëse do martohej me një banakier, ndërsa Kejvina tha “bankier është ai që bën koktelet”. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!