×
  • Show Time
  • Show Time

    Kejvina: Jam e bukur, por nuk do të thotë se nuk kam vlera

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 10:13

    E shohim shpesh në ekranet televizive dhe njihet si një ndër vajzat më të bukura të estradës.


    Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila së fundi ka qenë e ftuar në emisionin “E Diela”, teksa vihet përballë pyetjeve të Edi Manushit.

    Gazetari e ka pyetur ish-velinën e “Xing me Ermalin” nëse në daljet e saj televizive më shumë e kanë trajtuar si kukull apo për vlerat që ka.

    Kejvina tha se nuk e ka ndier kurrë veten që e kanë trajtuar si kukull, kështu që mendon dhe beson për vlerat që ka.

    “Por ti je një kukull,” ka vazhduar Manushi, transmeton Top Channel.

    “Jam një kukull e bukur, por kjo s’do të thotë që s’kam vlera,” ka përfunduar konkurrentja e “Dance with me”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!