×
  • Show Time
  • Show Time

    Kënget e reja të Tunes: A u inspirua apo e kopjoi Elvana Gjatën?

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 9:58

    Këngëtarja Tuna Sejdiu u rikthye në skenë me disa këngë që u priten mirë nga publiku qysh në lansimin e tyre. Këngët janë të shkruara e kompozuara nga Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi, që po ashtu rikthehen në skenë pas një “arratisje” të gjatë.

    Por përtej tingujve dhe teksteve interesante të këngeve, ka dicka që duket të jetë kopjuar jo shumë larg. Ato ngjasojnë “frikshëm” me albumin e lëshuar më herët nga Elvana Gjata.

    Nëse i shikoni me vemendje spotet e këngëve të reja të Tunës, skena pas saj dhe shumë detaje të tjera, ngjasojnë shumë me konceptim e spoteve të këngëve të Elvanes, shkruan Reporteri.net.

    Në të dyja rastet, ka orkestër prapa. Edhe vendosja e mikrofonit ngjason shumë. Regjia nuk është bërë nga i njejti person. Elvana Gjata ka publikuar këngët para një viti. Dhe i lansoi të gjitha në të njejtën kohë. Njejtë bëri edhe Tuna pas një viti.

    Për ta vlerësuar edhe ju, ngjashmërinë në konceptin e të bërit të videove, skenës, dhe formes së lansimit, gjeni më poshtë një këngë të Tunes dhe një të Elvanes. Për ta vlerësuar edhe më në detaje, mund të shikoni edhe në kanalet e këtyre dy këngetareve dhe të beni krahasimet./Reporteri.net

    Një nga këngët e Tunës:

    Një nga këngët e Elvanës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!