×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtares i ndalohet hyrja në Zvicër: Nuk di të këndosh

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 22:02

    Këngëtarja nga Kosova, Xhevahire Bytyqi, nuk do të mundet të shkojë dot në Zvicër për të kënduar sepse nuk është artiste e kualifikuar.


    Kjo është arsyeja që ka dhënë zyra e Migracionit të Zyrihut. Që nga viti 2004, këngëtarja udhëtonte drejt Zvicrës dhe performonte në lokalet e shqiptarëve, por tani e ka të ndaluar.

    “Arsyeja përse Zyra e Migracionit të Zvicrës, e cila merret me leje të tilla është shkatërruese. Xhevahire Bytyqi nuk është artiste shumë mirë e kualifikuar. Përveç kësaj, profili i saj i lartë në ‘shtëpi’ nuk është i dokumentuar siç duhet. Me fjalë të tjera, gruaja nga Prizreni i Kosovës cilësohet si artiste ‘e keqe’ për të performuar në Zvicër”, shkruan e përditshmja zvicerane NZZ.

    Zyra e Migracionit është bazuar tek klikimet në You Tube, diploma dhe ndjekësit në rrjete sociale për vendimin e marrë. Pas hulumtimeve, punonjësit kanë dalë në përfundimin se këngët e saj arrijnë 3500 deri në 31 mijë klikime.

    Ndër të tjera, Xhevahire ka dëshmuar se ka diplomë të shkollës së mesme të muzikës. Por personat që cilësohen të kualifikuar janë ata që dëshmojnë se kanë mbaruar shkollën e lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!