×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari i njohur e pranon: Kam ende ndjenja për ish-in

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 10:29

    Këngëtari Justin Bieber ka treguar njëherë e mirë për ndjenjat e tij për ish të dashurën, Selena Gomez.

    Kjo pasi është akuzuar shpesh se nuk e do fare gruan e tij dhe se zemra i rrah ende për zeshkanen seksi.

    “Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam në dashuri me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është një përgjigje për të gjithë të papjekurit që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey si ‘Selena është më e mirë për të’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqen atë apo nuk e mbështet, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”, ishte përgjigja e prerë e tij.

    Ndryshe Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Rhode Bieber kanë folur për dashurinë e tyre dhe martesën.

    Ani pse të ri në moshë ata kanë treguar se i kanë tejkaluar vështirësitë pasi dashuria e tyre ishte shumë e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!