×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari serb i lindur në Pejë, kapet nga kamerat duke vjedhur një telefon në një dyqan

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 12:11

    Sejo Kalaç është një këngëtar i muzikës turbo folk i lindur në Pejë, dhe i famshëm në kohën e ish’Jugosllavisë, e që tani ka shtetësi serbe dhe kroate. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një dyqan në një pikë karburanti në kryeqytetin kroat Zagreb.


    Ky akt u regjistrua nga kamera, dhe mediat e kanë shfaqur videon ku ai shihet teksa merr telefonin e një djali i cili e kishte lënë në tavolinë, transmeton reporteri.net.

    Këngëtari së pari i lë birrat te arka, afrohet sa më shumë që ta mbulojë telefonin me trupin e tij, dhe pasi kryen pagesën e merr telefonin të cilin e kishte harruar konsumatori i më parshëm dhe largohet.

    Kalac siç shkruajnë mediat serbe, njihet për jetë të çrregullt, si konsumues droge dhe alkoolik kronik. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!