×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e famshme serbe dëshiron të kthehet në Gjakovë

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 21:28

    Mirjana Petričević, këngëtarja e famshme serbe e cila performonte me emrin artistik Mira Kosovka (Mira Kosovarja), kulmin e famës e kishte arritur gjatë fundit të viteve të 1980-ta dhe në të 1990-at. Njihej për shumë hite dhe shpesh aktronte në seriale e filma.


    Ajo ishte lindur dhe rritur në Gjakovë, ndërsa në Beograd kishte shkuar për studime, kur edhe ishte zbuluar talenti i saj muzikor, njofton Klan Kosova.

    Ndonëse kishte karrierë të suksesshme 20 vjeçare, në vitin 1999 ishte shpërngulur në Sidnej të Australisë, ku jeton edhe sot.

    “Atë vit kam shkuar në Australi. Të gjithë familjarët e mi janë larguar nga Gjakova, askush nuk qëndron mirë financiarisht”.

    Ajo ka shfaqur nostalgji për të kaluarën gjakovare.

    “Do të doja ta vizitoja Gjakovën. Do të doja ta shihja dhomën time të vajzërisë. Do të doja t’i shihja trëndafilat që i kam mbjellë, por… Dikush tjetër i shijon ato”.

    “Të gjitha gjërat tona familjare, të vëllezërve të mi dhe të miat, kanë mbetur atje poshtë [në Gjakovë]. Nuk është e lehtë, por çfarë të bëhet. Muret janë mure dhe shtëpia është shtëpi. Ma kanë vrarë nënën, nuk e kam gjetur ende [trupin e saj] dhe kjo është plaga ime më e madhe”.

    Sidoqoftë, para vizitës eventuale në Gjakovë Mira Kosovka do të duhej të informohej për mizoritë e shtetit serb të shkaktuara në këtë qytet gjatë luftës.

    Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, Gjakova është qyteti me numrin më të madh të viktimave civile gjatë luftës: 1022 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!