×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur deklaron se ka kryer marrëdhënie me një nga pjesëtaret e grupit

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 12:08

    Nëse jeni fansa të Spice Girls bëhuni gati, sepse një dramë sapo ka nisur, pikërisht pak para se vajzat e grupit të njohur të nisin turin e tyre. Sipas Daily Mail, teksa Mel B ka qenë duke xhiruar një episod për “Piers Morgan’s Life Stories” ka bërë një deklaratë të papritur.


    Mel B ka treguar se ajo dhe pjesëtarja tjetër e grupit The Spice Girls, Geri Horner (Halliwell), dikur kanë kryer marrëdhënie së bashku.

    “Thjesht ndodhi dhe ne më pas qeshëm me atë gjë. Kaq ishte! Ne ishim shoqe të ngushta dhe ndodhi. Ajo do të më urrejë që e thashë këtë gjë, pasi ajo njihet si një grua me shumë klas në vendin e saj dhe në atë të bashkëshortit, por është një fakt”, -është shprehur këngëtarja e famshme.

    Geri, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende pas kësaj deklarate, por burime për Daily Mail bënë të ditur se bashkëshortit të saj nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!