×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur shqiptare braktis muzikën, punësohet në ujësjellës

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 12:08

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari duket se e ka lënë anash muzikën pasi tashmë është emëruar me një post sa i përket sektorit publik.


    Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale është identifikuar se Zaimina Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut.

    Në dokument, shkruan se ajo është emëruar në këtë detyrë në datë 10 qershor të këtij viti dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë” teksa mund të shihet se vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

    Kujtomë se, Zaimina nuk ka qenë edhe aktive me projekte muzikore duke iu përkushtuar familjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!