×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja me famë botërore mbështet Elvanën dhe ia bëri ditën njëmijë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 10:02

    Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”.


    Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat.

    “Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës.

    E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory këngën e Elvanës, duke treguar se i ka pëlqyer shumë.

    Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.

    “Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”- shkroi Elvana krahas videove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!