×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja shqiptare xhiron klip në kishën e Kosovës, serbët e kërcënojnë: Do të shkojë koka…

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 11:50

    Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Albana Azizi, së fundmi është bërë  kryetemë në mediet serbe pasi ka publikuar video-klipin e saj të xhiruar në Kishën e Shën Nikollës në Novobërdë.


    Në Serbi po pretendohet se një gjë e tillë është bërë pa lejen e Kishës Ortodokse serbe, pasi Novobërda përbëhet nga shumica serbe.

    Kjo çështje gjatë netëve të kaluara ka qenë ndër lajmet kryesore në mediat serbe, ndërkohë që komentet në llogarinë zyrtare të këngëtares Albana Azizi në Youtube kanë të natyrës kërcënuese, shkruan Reporteri.net.

    Shumë serbë kanë komentuar aty duke kërcënuar këngëtares ndër të tjera se për shkak të këtij veprimi “do ti shkojë” koka. /Reporteri.net

    Kujtojmë se një videoklip të ngjashëm e kishte edhe Era Istrefi, e cila kishte bërë video-klip në Kishin Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës, çka kishte ngjallur po aq reagime në Serbi.

    Për këtë kishte reaguar edhe Lista Serbe, duke deklaruar se ishte “një përdhosje e paturpshme e faltoreve dhe objekteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!