×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kepi i Tundimeve” me VIP-a, zbulohen personazhet që do të marrin pjesë

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 20:32

    Pas mbarimit të “Big Brother”, një tjetër reality show pritet të fillojë.

    Bëhet fjalë për “Kepin e Tundimeve”, i cili u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

    Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.

    Sipas “Kryefjala”, “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e tij, e shumë të tjerë.

    Thuhet se moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!