×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu dukej Atdheu gjatë fëmijërisë

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 12:03

    Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.


    Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e një prej konkurrentëve më të komentuar të programit, Atdheut.

    Ndjekësit e tij në rrjete sociale kanë zbuluar një fotografi nga fëmijëria e tij, ku duket Atdheu i vogël simpatik dhe me shumë stil që në moshë të vogël.

    Djaloshi nga qyteti i Gjakovës është rasti i vetëm që është larguar nga spektakli për t’u kthyer disa javë më pas me kërkesën e Antonelës dhe aprovimin edhe të konkurrenteve të tjera. Megjithëse u bë kohë në emision, konkurrenti ende nuk ka krijuar një lidhje dhe pëlqimet e tij janë të lëkundura.

    Teksa, del me Antonelën dhe ngacmohet me Sarën, ai është parë së fundmi edhe në shoqërinë e Sindit jashtë emisionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!