×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu duket sot Pëllumbi i “Qengjit të vogël”, kënga që u dëgjua deri në Japoni

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 12:11

    Ai sot është rritur dhe është kthyer në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Pëllumbi tha se kënga ka pasur sukses tepër të madh dhe për këtë ndihet shumë mirë. Por një video tejet interesante është duke qarkulluar së fundmi në rrjete sociale. Në të shfaqen disa vogëlushë japonezë duke kënduar në kor këngën “Qengji i vogël”, të kënduar më parë nga Hajdari.


    Pëllumbi mendon se vogëlushët aziatikë i ka tërhequr harmonia që mbart kënga, por edhe klipi i këndshëm. Ndërsa për të ardhmen, Pëllumbi thotë se aktualisht është duke ndjekur studimet e larta, e më pas nuk mund të përjashtohet një karrierë në muzikë.

    “Për mua ka qenë shumë çudi, nuk kanë shumë rëndësi numrat, por kur rritesh dhe e shikon janë numra të mëdhenj (flet për shikueshmërinë e këngës në rrjete sociale). Tani që kam filluar të rritem është më pak, por është ndjenjë e mirë të të njohin (flet për reagimet e njerëzve në rrugë). Unë s’e kam gjetur, ma ka gjetur një shok dhe ma dërgoi (flet për këngën “Qengji i vogël”, kënduar nga fëmijët japonezë). Unë e postova në Instagram dhe i bëra tag autorit dhe nisëm komunikimin në Instagram. Mendoj që është një harmoni e këngës, klipit, është shumë interesant, ka qenë edhe klipi për të krijuar këtë harmoni. Më kanë thirrur, djali im ka qejf shumë a ja këndon pak dhe ja kam kënduar pa pagesë. Këngën nuk e kam përjashtuar për të ardhmen time, por aktualisht jam i përqendruar te studimet”, tha Pëllumbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!