×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu i thotë Tuna-Elvanës

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 17:57

    Pas reagimit të Elvanës, ka reaguar edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila mbrëmë e ka përkrahur Elvana Gjatën në premierën e filmit “2Gisht Mjaltë”.


    Të dyja u përfolën nga mediat fillimisht për faktin se kishin krijuar albume pothuajse të ngjashme, kurse së fundmi pati reagime se ato injoruan njëra-tjetrën në priemrën e filmit “2 gisht mjaltë”.

    Por një gjë të tillë e kanë demantuar të dyja artistet, duke postuar foton e njëjtë në rrjetet sociale.

    Kësaj radhe është Tuna ajo që ka postuar foton me mbishkrimin, “Nga premiera e filmit ‘2 Gisht Mjaltë’ në mbështetje të Elvana Gjatës, që dëshiron të na ik në ujërat e aktrimit. Nuk të lëmë jo”.

    Për më tepër kujtojmë se filmi “2Gisht Mjaltë”, ka thyer rekorde të shitjeve të biletave si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!