“Kështu na mësuan prindërit, të jemi të sinqerta”, vjen reagimi i motrës tjetër të Fifit, Yllkës

Alivanosja e Fifit mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother Albania VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Për këtë ka qenë i menjëhershëm reagimi i motrës së Fifit, Edonës, e cila ka shkruar se në një anë dëshironte që ajo të dilte, por në anën tjetër nuk donte që ajo të dorëzohej, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tani, ka reaguar edhe motra tjetër e këngëtares nga Kosova, Yllka Raçi, e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se familja e Fifit e di se çfarë shpirti të pastër ka këngëtarja.

Ajo tutje ka shkruar se sinqeriteti i Fifit po keqpërdoret aty brenda, derisa e quan si personin më të sinqertë në botë.

“Të dua dhe do jem me ty deri në frymën e fundit”, përfundon shkrimin e saj motra e Fifit, Yllka.

Alivanosja e Fifit erdhi pas debatit që ajo pati me opinionisten Balina Badinaku, ku i tha se Fifi dëshironte vëmendjen nga historia mes Dj PM dhe Sarës në Big Brother.

Kjo e fundit u nervozua me këtë gjë dhe menjëherë kërkoi ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Në një moment çohet ne këmbë dhe këngëtares i bie të fikët, e menjëherë Arbana Osmani dha publicitet derisa gjendja e saj të stabilizohej./Reporteri.net/