×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta dy këngëtarë të njohur po sjellin këngë të reja

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 13:35
    Foto: Ilustrim

    Ermal Fejzullahu dhe Albatrit Muçiqi brenda muajit pritet ta lansojë këngë të reja.


    Emisioni ‘SHOW TIME’ ka marrë vesh se këngëtari Ermal Fejzullahu ka finalizuar një projekt të ri muzikor, që pritet të publikohet brenda dy jave, shkruan Reporteri.net.

    Vitin 2021 Ermali pritet ta fillojë me këtë këngë, për t’u lënë radhën më pas projekteve tjera muzikore.

    Edhe këngëtari tjetër i njohur Albatrit Muçiqi është në finalizimin e këngëve të reja.

    Këngëtari që i ka munguar ndjekësve të tij, muzikën po e merr serish më seriozisht dhe ka nisur punën në këto projekte të reja.

    Emisioni ‘SHOW TIME’ mëson se Albatriti nuk ka punuar vetëm në një, por, në disa projekte, e që do të publikohen njëra pas tjetrës, gjatë këtij viti, shkruan Reporteri.net.

    Këngëtari që gjatë kohës së pandemisë ka qëndruar me familjen e tij, po del se gjatë kësaj periudhe nuk i ka lënë anash as projektet muzikore.

    E neve na mbetet vetëm të presim publikimin e tyre që t’i shijojmë së dëgjuari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!