×
  • Show Time
  • Show Time

    Këto janë fotografitë që zgjedh Dua Lipa, në urimin për nënën

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 15:36

    Britania e Madhe feston sot një datë të rëndësishme, siç është Dita e Nënës.

    Artistet shqiptare që jetojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre atje kanë uruar nënat e tyre me fjalë mjaft të ndjera.

    Pas Rita Orës është Dua Lipa ajo që ka vendosur të kthejë kohën pas dhe të hap “arkivën” e albumeve të vjetra fotografike.

    Dua, ka postuar në profilin e ‘Instagramit’ dy foto të periudhës së fëmijërisë së saj, teksa shihet në krahët e mamasë buzë detit.

     

    “Urime Dita e Nënës për heroinën time. Faleminderit që më mësove që shëndeti dhe lumturia gjithmonë vijnë së pari dhe që puna e madhe dhe pasioni gjithmonë do të jenë forca shtytëse për ëndrrat e mia. Të dua”, ka shkruar artistja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!