×
  • Show Time
  • Show Time

    Kiara shpërthen në lot: Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 16:36

    Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara Tito flet sot për rrugëtimin e saj ekskluzivisht për “Fan Club”.

    Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot.

    Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

    “Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

    E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.

    Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.

    “Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!