×
  • Show Time
  • Show Time

    Kida thyen heshtjen, flet për herë të parë nëse është në lidhje me Mozzik

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 22:25

    Kida dhe Mozzik së fundi kanë lansuar këngën e quajtur ‘PP’ e cila është bërë trend dhe ka arritur suksese të mëdha


    Por, fansat e ty dy këngëtarëve kanë aluduar vazhdimisht se dyshja është në lidhje dashurie, shkruan Reporteri.net

    Dyshimet u rritën edhe më shumë kur të dy postuan nga një fotografi në Instagram ku shiheshin dorë për dore.

    Por, është vetë Kida që në emisionin NIN ka mohuar se ka ndonjë gjë mes saj dhe Mozzik.

    “Jo, mesazhi jonë ka qenë përshkrimi i këngës në një mënyrë pak ma ndryshe,” ka thënë Kida rreth fotografisë që e ka postuar në Instagram me Mozzik.

    Për t’i dhënë fund spekulimeve, moderatori e pyeti edhe një herë Kidën rreth aludimeve për lidhjen me Mozzik dhe ajo u përgjigjë e prerë me ‘JO’

    “Jo, jo, taman puna,” përfundoi Kida. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!