×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian godet motrën Kourtney në përleshjen e publikuar në rrjete

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 19:07

    Kamerat e KUWTK kanë kapur momentin kur Kim Kardashian godet në fytyrë motrën Kourtney.


    Kim Kardashian duket se e ka vërtetuar se ende ka probleme me motrën e madhe, Kourtney, në trajlerin dramatik për sezonin e 18-të të KUWTK, shkruan TheSun.

    Tensionet mes motrave duket se u përshkallëzuan, pasi Kim u kthye ashpër kundër Kourtneyt në videon paralajmëruese të sapopublikuar.

    Khloe po debatonte ashpër me Kourtneyn në kuzhinë, duke iu drejtuar Kourtneyt me “Pse duhet të kesh një qëndrim?”.

    Kourtney përgjigjet: “Vetëm mos përfshini veten në biznes që nuk është i juaji.”

    Kurse, në videon tjetër, drama mes motrave arriti deri në pikën kur Kim godet Kourtneyn teksa po debatonin.

    Kim dëgjohet duke thënë “Ti nuk ke çfarë të thuash”.

    Mosmarrëveshja e vazhdueshme e familjes së famshme është dokumentuar shumë në reality-shoun.

    https://www.instagram.com/p/B9AMF4cHNxH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!