×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian rrëfen se si vidhte dikur në dyqane

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:57

    Sot motrat Kardashian janë milione dhe mund të blejnë gjithçka që duan, por dikur gjërat ishin ndryshe.


    Kim Kardashian ka rrëfyer se kur ishin adoleshente, ajo dhe motra e saj Khloe kanë vjedhur një palë syze “Dior” në një dyqan.

    38-vjeçarja theksoi se ato u shpallën të pafajshme nga ligji për çështjen, por syzet i kanë mbajtur kujtim edhe sot e kësaj dite.

    “Ne ishim në Hawaii dhe pamë dyqanin Christian Dior dhe askush nuk punonte atje … Ishte bosh dhe Khloe me të vërtetë i donte syzet Dior, kështu që i mori ato dhe ne u larguam”, tregoi Kim, përcjell GSH.

    Khloe qeshte teksa kujtonte këtë episod aspak të këndshëm, ndërsa u shpreh se ende i ka syzet që ka vjedhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!