×
  • Show Time
  • Show Time

    Kishte fikur kamerat e sigurisë, policia zbulon detaje të reja nga festa e ditëlindjes së Rita Orës

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 11:17

    Sky news ka raportuar për të rejat e fundit nga festa e këngëtares e cila kishte thyer rregullat e koronavirusit.


    Policia kishte mbërritur në ora 11:30 në vendin ku Rita Ora po festonte ditëlindjen e saj të 30-të, transmeton lajmi.net.

    Ata kishin parë dy vajza hipur mbi tavolinë duke kërcyer dhe asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

    Policia tutje shton se kamerat e sigurisë ishin fikur për të pamundësuar xhirimin e e fytyrave që ishin pjesëmarrës në festën e këngëtares, me kërkesën e stafit përfshirë edhe Rita Orën ishin fikur kamerat.

    Një punëtor i lokalit ka dëshmuar në polici për ngjarjen duke thënë se Ritës i kanë kërkuar 5,ooo euro për mbrëmjen e cila kishte pranuar pa hezitim.

    Po ashtu dëshmitari jep detaje tjera duke thënë se prej orës 19:00 deri në orën 21:00 ishin mbledhur vetëm 17 njerëz.

    Ndryshe, Rita Ora ka kërkuar falje lidhur me këtë duke thënë se ndihet keq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!