Kjo është gruaja më e bukur në botë

Revista “People” zgjodhi aktoren amerikane Jennifer Garner si gruan më të bukur në botë për 2019-ën.


Përshkrimi i bërë asaj është: “Vajza rrezëllitëse e portës ngjitur”, një njeri që e ka ruajtur thjeshtësinë e saj pavarësisht famës ndërkohë që me tre fëmije, ka një pamje fizike të admirueshme!

Jennifer, është për revistën e njohur, një bukuri klasike. Por ndërkohe, ajo është kthyer dhe një sipërmarrëse e suksesshme pasi është bashkëthemeluese e kompanisë se produkteve biologjike për fëmije, “Once Upon a Far”.

Pavarësisht divorcit të dhimbshëm me bashkëshortin, aktorin e njohur Ben Affleck, Jennifer shprehet e kënaqur me eten qe ka dhe rrëfen se që e vogël, kishte një karakter të fortë. “Nuk më interesonte bukuria asokohe, e nuk e konsideroja veten tërheqëse. As që më shkonte ndërmend.

Isha mire me veten dhe ky ka qenë një fat për mua, shprehet ajo. Dhe kur nuk është duke xhiruar ndonjë film apo në tapetin e kuq, Jennifer shfaqet tejet e thjeshtë, duke preferuar të dale me xhinse e atlete, ndërsa pohon me çiltërsi, se nga arti i make up-it nuk merr vesh shumë, edhe pse produktet më të shtrenjta të bukurisë, nuk i mungojnë.