×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është vajza e ish-ministrit kosovar që po përfaqëson Kosovën në festivalin ‘Young Europe’ në Kiev

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:38

    Vajza e ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Yllza, po përfaqëson Kosovën në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës.


    Ka qenë vet ish-ministri Bajrami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, që ka treguar se vajza e tij bashkë me Ilda Nuhiun dhe Edisa Ahmetin po e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Bajramit:

    Nuk ka gëzim më të madh për një prind sesa kur sheh arritjet e fëmijëve.

    I lumtur dhe shumë krenar me paraqitjen e vajzës sime Yllzës në festivalin ‘’Young Europe’’ që po mbahet në Kiev të Ukrainës.

    Ajo bashkë me Ilda Nuhiun dhe Edisa Ahmetin po e përfaqësojnë denjësisht Kosovën. Vajzat tona janë kualifikuar për në finalen e këtij festivali prestigjioz.

    Dua të falenderoj edhe drejtoreshën e QKA “Mollëkuqet”, Arta Haziri Nuhiun, për punën e palodhshme dhe kontributin e saj që zëri i vajzave tona të dëgjohet edhe në Ukrainë.

    Yllza ime me shoqe e ngritën lart flamurin e Kosovës në një vend që nuk e njeh shtetin tonë.

    Suksese vajza!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!